Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 18 October 2019 - 07:50
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

"Kosova Sot Online" ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

Dita e parë e “Kongresit dhe Panairit të Parë të Mjekësisë”, organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30Këshilli Rinor Kosovar (KYC) mban Kuvendin e XII-të Zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës me temën “Gjithëpërfshirja në Arsim”. (Ish-Rilindja, Prishtinë)

10:00Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim një delegacion nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), kryesuar nga Caroline Nguyen. Me këtë rast do të nënshkruajë amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) organizon konferencë për medie me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe hapjes së fushatës kundër trafikimit me njerëz. Merr pjesë ministri Ekrem Mustafa. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38)

10:30Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim mban ceremoninë e themelimit të Qendrës për Karrierë në shkollën “11 Marsi” në Prizren. (ShMLT “11 Marsi”, Prizren)

(Kosova Sot Online)