Vuçiq jep shenja të dorëzimit: Nuk mund t’i gënjej më serbët për Kosovën

  • 18 October 2019 - 08:26
Vuçiq jep shenja të dorëzimit: Nuk mund t’i gënjej më serbët për Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vucic ka deklaruar sot se ai nuk mund të vazhdon t’i gënjen popullin e tij në lidhje me çështjen e Kosovës

Vucic në një intervistë për ‘Tanjug’, ka folur për çështjen e Kosovës duke deklaruar se ai nuk mund t’i gënjen serbët se çdo gjë në Kosovë është e Serbisë.

Sipas tij jo çdo gjë në Kosovë është e Serbisë dhe se zgjidhjet e lehta çojnë serbët në humnerë.

“Unë nuk do të gënjej njerëzit dhe të them që gjithçka është e jona dhe se ne lehtë do të jemi në gjendje t’i luftojmë ata. Nuk mund të duroj, sepse zgjidhjet e lehta na çojnë në humnerë. Unë u them njerëzve se jo çdo gjë atje është e jona por edhe jo të gjithat janë të atyre.”, ka thënë Vucic.

(Kosova Sot Online)