Babë e bir sulmojnë dhe kërcënojnë me vrasje zyrtarin e komunës

  • 18 October 2019 - 10:38
Babë e bir sulmojnë dhe kërcënojnë me vrasje zyrtarin e komunës

Policia në Graçanicë ka arrestuar dy të dyshuar, të komunitetit serb, babë e djalë, të cilët pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh për taksa komunale e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin komunal, të komunitetit serb.

Njëri prej të dyshuarve në stacion policor e ka kanosur verbalisht zyrtarin komunal me vrasje. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)