Seria e dytë e rinumërimit, japin detaje nga KQZ’ja

  • 18 October 2019 - 10:49
Seria e dytë e rinumërimit, japin detaje nga KQZ’ja

Me sugjerim të QNR’së, KQZ-ja dje ka marrë vendim edhe për rinumërimin e votave në 530 vendvotime.

Nga gjithë këto vendvotime, deri në mesnatën e së enjtes janë rinumëruar vetëm 45 sosh.

Një gjë të tillë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 45 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja. Rinumërimi është duke vijuar”, ka thënë Elezi.

(Kosova Sot Online)