Vdes gruaja që u aksidentua para dy ditësh në Fushë Kosovë

  • 18 tetor 2019 - 10:56
Vdes gruaja që u aksidentua para dy ditësh në Fushë Kosovë

Një femër e cila u aksidentua para dy ditësh në Fushë Kosovë ka vdekur dje në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Aksidenti kishte ndodhur më datë 16 tetor, teksa viktima ka ndërruar jetë një ditë më pas.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)