Burri nga Mitrovica e shantazhon ish-gruan, u dërgon foto nudo familarëve të saj

  • 18 tetor 2019 - 10:59
Burri nga Mitrovica e shantazhon ish-gruan, u dërgon foto nudo familarëve të saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Mitrovicë një shqiptar me nënshtetësi norvegjeze pasi që i njëjti i ka dërguar familjes së viktimës fotografi me përmbajtje erotike.

Sipas viktimës, të dyshuarin e kishte pasur bashkëshort, mirëpo, tani ishin ndarë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë 11.10.2019-09:00. Lidhur me rastin me datën 16.10.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar me nënshtetësi norvegjeze i cili familjarëve të viktimës femër K/Shqiptare përmes telefonit me Viber ju ka dërguar fotografi me përmbajtje erotike. Sipas viktimës të dyshuarin e kishte pasur ish bashkëshort me të cilin ka qenë në lidhje por ishin ndarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)