Daçiq për zarfet që erdhën nga Serbia: Gjeli gjelit nuk ia heq sytë

  • 18 October 2019 - 11:12
Daçiq për zarfet që erdhën nga Serbia: Gjeli gjelit nuk ia heq sytë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se historia e zarfeve të helmuar është një ndër miliona “gënjeshtra klasike” të Prishtinës, ndërsa, siç tha ai, vetëm një është e vërtetë – një flamur shqiptar që Albin Kurti e mban në kabinetin e tij.

I pyetur nëse nuk ka ndonjë reagim ndërkombëtar në rastin e zarfave të dyshuar për helmim, Daçiq tha se “gjeli-gjelit nuk ia heq sytë”. 

Kryediplomati serb tha gjithashtu se  ka edhe rrena të tjera të Kosovës ajo se në  “vitini 1999 Serbia ndaloi  100,000 njerëz në stadiumin e Prishtinës dhe arrestoi fëmijët shqiptarë për të marrë gjakun e tyre dhe për t’ua dhënë ushtarëve dhe policëve tanë”, transmeton media.

Çështja e flamurit kuqezi në zyrën e Vetëvendosjes gjatë takimit mes Albin Kurtit dhe ambasadorit britanik, Nicholas Abbott i çoi në këmbë zyrtarët në Beograd ku u zhvillua edhe një debat mes Vuçiqit dhe ambasadorit britanik.

”Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, ishte kundër reagimi i ambasadës ndaj kreut të shtetit serb.

Nuk vonoi as përgjigjja e këtij të fundit drejtuar  diplomatit britanik në Prishtinë.

“Faleminderit për përgjigjen tuaj të qartë. Të gjithë i kuptuam”, tha ai.

(Kosova Sot Online)