Nga QKUK-ja japin detaje për të lënduarin nga zjarri në lagjen “Ulpiana”

  • 18 October 2019 - 11:31
Nga QKUK-ja japin detaje për të lënduarin nga zjarri në lagjen “Ulpiana”

Mjeku kujdestar në qendrën e reanimimit në QKUK, ka treguar se rreth orës nëntë të mëngjesit kanë pranuar një pacientë i cili kishte pësuar djegie pas incidentit të sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Doktori ka treguar se pacienti është i djegur në dorën e djathtë dhe në këmbën e majtë, megjithatë ka shtuar se gjendja e tij është stabile.

AI ka thënë se do ta mbajnë në reanimim edhe për 1 orë, dhe më pas do ta dërgojnë në repartin e kirurgjisë plastike.

“Për momentin vec një pacient është. Rreth orës 9 të mëngjesit ndihma e shpejtë e ka sjellë, gjinia mashkull, rreth 30-tave i lindur. Për shkak të djegies të banesës në Prishtinë, gjendja e tij është stabile,  e ka të djegur dorën e djathtë dhe këmbën e majtë. E ka marrë terapinë, ka me qëndru edhe nja 1 orë në reanimim dhe më pas do të dërgohet në kirurgji plastike. Për momentin në reanimim nuk ka pasur pacientë të tjerë, në repartet tjera nuk e di”, ka thënë ai.

Ndryshe në komunikatën e Policisë së Kosovës është thënë se numri i personave të lënduar është gjithësejtë 11-të.

(Kosova Sot Online)