Grupet punuese LDK-VV takohen në orën 13:00 në selinë e partisë së Isa Mustafës
Grupet punuese të LDK’së dhe Vetëvendosjes do të takohen sot në orën 13:00 në selinë e partisë që drejton Isa Mustafa.
Një gjë të tillë për media e kanë konfirmuar nga Sekretariati për Media i VV’së.
“Takimi do të mbahet në orën 13:00”, kanë thënë për media.
Në këtë takim do të takohen grupet punuese. Nga partia e Kurtit do të jenë Albulena Haxhiu e Glauk Konjufca, ndërsa nga LDK’ja do të jenë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)