Vjen akuza e rëndë: Ky është skandal, ja kush po pengon zbulimin e vrasjeve në Kosovë

  • 18 October 2019 - 14:12
Vjen akuza e rëndë: Ky është skandal, ja kush po pengon zbulimin e vrasjeve në Kosovë

“Por siç dihet që nga pavarësimi i vendit, me përjashtim të dy viteve të parë të shtetësisë së Kosovës, mund të themi se një dekadë ministria e drejtësisë ka qenë në shërbim të Hashim Thaçit dhe PDK-së, e të cilët si në shtetet e tipit të Kolumbisë, kanë emëruar e shkarkuar gjyqtar e prokurorë sipas nevojave të tyre për të mbrojtur të kaluarën dhe të tashmen e tyre kriminale”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri po akuzohet drejtpërdrejtë për shpërdorim të detyrës zyrtare në raport të bashkëpunimit me Gjykatën Speciale, në nivel të institucioneve, sikur që e ka përcaktuar ligji.

Këto akuza vijnë nga analistët politikë menjëherë pas bërjes publike të lajmit se Tahiri ka marr ftesë për tu intervistuar nga prokuroria Speciale në Hagë, e që ndërlidhet më rrjedhën e informacioneve sekrete, nga komunikimet në mes të Gjykatës Speciale dhe Ministrisë, respektivisht Zyrës për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri thotë se ky fakt flet më së miri se sa thellë është kapur drejtësia në vend, që po pengon edhe zbulimin dhe gjykimin e krimeve politike dhe vrasjeve të pas luftës.

“Se është i kapur sistemi i drejtësisë nga segmente kriminale të sforcuara në majat më të larta të shtetit, është thënë e dëshmuar edhe më parë, edhe synimi i tyre për të ndikuar edhe në Gjykatën Speciale ka qenë permanent sikur edhe gjatë proceseve të zhvilluar, ku disa nga dëshmitarët kryesor ishin vrarë apo edhe kërcënuar”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, klani i PDK-së vazhdimisht është angazhuar që ta forcojë ndikimin në drejtësi, prandaj edhe ky dikaster kryesisht është udhëhequr nga PDK në shumicën e mandateve të qeverisjes së deritanishme.

“Për fat të keq këta ishin në krye të këtij dikasteri edhe tani kur u krijua Gjykata Speciale dhe kanë shtrirë edhe aty lidhjet e vetë të kontrollit dhe ndikimit. Se tentimi i tyre për të ndërhyrë apo ndikuar në forma të ndryshme edhe tani gjatë procesit të punës së Gjykatës Speciale, dëshmon edhe ftesa që iu është bërë vet ministrit të drejtësisë Abelard Tahirit nga kjo gjykatë, për shkak të rrjedhjes së informacioneve sensitive, të cilat janë bërë me qëllim për llogari të disa të intervistuarve që priten të jenë të akuzuar, dhe këta nuk janë kushdo, por që janë nga profilet e larta, njerëz që kanë mbajtur poste të ndryshme shtetërore. Këtë ndikimi i ka paraprirë edhe një vendim i qeverisë së Kosovë për të përkrahur familjar e të akuzuarave që ka quar edhe në hapjen e kësaj zyre, e që është formë e ndikimit të drejtpërdrejtë në drejtësi”, tha analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, tentativa për të ndikuar dhe sabotuar Gjykatën Speciale në punën e saj të pa varur dhe profesionale, ndërlidhet kryesisht me frikën për zbulimin e vrasjeve politike të periudhës së luftës dhe të pas luftës në Kosovë, e që bëhet fjalë për figura emblematike të LDK-së.

“Kosova askujt nuk i ka borxh për veprimtarinë kriminale, të bërë qoftë gjatë periudhës së luftës apo edhe pas. Pse do të duhej që më parat tona të përkrahen vrasësit e kolonel Ahmet Krasniqit, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt e shumë personaliteteve të tjera të jetës politike e shoqërore të Kosovës. Por siç dihet që nga pavarësimi i vendit, me përjashtim të dy viteve të parë të shtetësisë së Kosovës, mund të themi se një dekadë ministria e drejtësisë ka qenë në shërbim të Hashim Thaçit dhe PDK-së, e të cilët si në shtetet e tipit të Kolumbisë, kanë emëruar e shkarkuar gjyqtar e prokurorë sipas nevojave të tyre për të mbrojtur të kaluarën dhe të tashmen e tyre kriminale”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)