Vuçiq i shkruan BE-së, se a kanë qenë të helmuara zarfet që erdhën nga Serbia

  • 18 October 2019 - 17:22
Vuçiq i shkruan BE-së, se a kanë qenë të helmuara zarfet që erdhën nga Serbia

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i ka shkruar një letër Bashkimit Europian duke i kërkuar të tregojnë se a kanë qenë të helmuara zarfet që erdhën nga Serbia, siç u raportua ditë më parë.

Vuçiq këtë letër ia ka drejtuar zëdhënëses së BE-së Maja Kocijançiq, duke i kërkaur të flas publikisht rreth zarfeve dhe 26 zyrtarë kosovarë që u preken nga to.

“Jam i sigurt pas disa ditësh të përcjelljes së aferës së ‘helmimit’ në Prishtinë se keni konkludim rreth asaj që saktësisht ka ndodhur. Andaj, ju lus që opinionit të gjerë t’i thoni nëse ne serbët i kemi helmuar shqiptarët me antraks, navichok, apo ndonjë tjetër helm të rëndë. Nëse rastësisht kjo nuk është e vërtetë, ju lus që publikisht të tregoni se kush kanë qenë mashtruesit që kanë sajuar një gënjeshtër të tillë”, ka shkruar Vuçiq në letër.

Kujtojmë që, Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet në lidhje me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve që më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin reaksione alergjike pas hapjes së zarfeve.

(Kosova Sot Online)