Paralajmërimi: Ky është kungji i Isa Mustafës, mos të ngulet Albin Kurti

  • 18 October 2019 - 19:01
Paralajmërimi: Ky është kungji i Isa Mustafës, mos të ngulet Albin Kurti

Gazetari Liri Loshi po vlerëson se kreu i LDK-së, Isa Mustafa po bën sjellje hipokrite, shkruan Syri.net Kosova.

"Të njëjtin problem që Isa Mustafa i nxori partisë së vet me zgjedhjen e Hashim Thaçit për president, tani dëshiron t’i nxjerr Vetëvendosjes me veten e tij, duke kërkuar nga ajo që pas dy vitesh ta votojë atë për president!", ka shkruar Loshi në Facebook.

Sipas tij, Albin Kurti nuk duhet të ngulet në kungjin e Isa Mustafës. 

Postimi i plotë:

Shiheni hipokrizinë! Të njëjtin problem që Isa Mustafa i nxori partisë së vet me zgjedhjen e Hashim Thaçit për president, tani dëshiron t’i nxjerr Vetëvendosjes me veten e tij, duke kërkuar nga ajo që pas dy vitesh ta votojë atë për president! Nëse Albin Kurti ka premtuar se do të ketë marrëveshje politike me LDK-në, por jo pazar, atëherë pajtimi i tij për Isa Mustafën president, nuk është marrveshje politike, por është pazar. Dhe ky pazar do ta rrezikojë përçarjen e Vetëvendosjes, në të njëjtën masë që pazari për Hashim Thaçin ka rrezikuar përçarjen e LDK-së. Albin Kurti nuk duhet të ngulet në kungjin e Isa Mustafës.

(Kosova Sot Online)