Lagarde emërohet në krye të BQE’së

  • 18 October 2019 - 22:28
Lagarde emërohet në krye të BQE’së

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian (BE) miratuan emërimin e Christine Lagarde në krye të Bankës Qendrore Europiane (BQE).

Në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel thuhet se është marrë vendimi që Lagarde të emërohet në postin e presidentes së BQE-së duke filluar që nga 1 nëntori. Mandati i saj do të jetë 8 vite.

Më parë liderët e vendeve anëtare të BE-së, në bisedimet e zhvilluara, kishin rënë dakord që presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, të emërohej si presidente e BQE-së në vend të Mario Draghit, detyra e të cilit do të përfundojë.

Për shkak të kandidimit në pozicionin e presidentes së BQE-së, Lagarde ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj në FMN.

Lagarde ishte presidentja e parë femër e FMN-së. Ajo ka qenë në këtë detyrë që nga viti 2011. Lagarde gjithashtu do të jetë presidentja e parë femër në krye të BQE-së.

Biznesmenja dhe avokatja 63-vjeçare me origjinë franceze, Lagarde më parë ka ushtruar detyrën e ministres së Financave në Francë. 

BQE e cila përcakton dhe zbaton politikat monetare të BE-së, funksionon si organ i pavarur i Unionit që ka personalitet juridik.

Detyra e BQE-së me bazë në Frankfurt është të sigurojë stabilitetin e çmimeve në Eurozonë, e cila përbëhet nga vendet anëtare të BE-së që përdorin euron si monedhë të tyre.

(Kosova Sot Online)