Të tmerrshmet e Evropës: Kriminelet më të kërkuara nga Europoli

  • 18 October 2019 - 22:33
Të tmerrshmet e Evropës: Kriminelet më të kërkuara nga Europoli

Agjencia europiane e policisë së antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se krimet ata kanë kryer janë njësoj të rënda sa krimet e kryera nga meshkujt.

Në kuadër fushatës të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra. 

 “Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po aq të rënda, sa edhe krimet e kryera nga meshkujt”, tha zëdhënësja e Europolit,  Tine Hollevoet.

Lista:

Angelina Sacjuka vrau një grua

Kristi Amberg, trafikante droge, Estoni

Adilet Shakirgazieva, grabitëse

Elena Puzyrevich, trafikoi 9 vajza

Jessica Edosomwan, drejton nje rrjet prostitucioni ne France

Iveta Tancosova, tutore prostitutash

Monika Rafaelova, grabitëse në Suedi

Elisabeth Gertrude Skarits, mashtruese me prona

Ildiko Enderle, tutore prostitutash

Ildikó Dudás, trafik droge dhe abuzim minorenesh

(Kosova Sot Online)