Vjen paralajmërimi për Kosovën: Ja veprimi urgjent që duhet ta merr qeveria e re

  • 19 October 2019 - 07:44
Vjen paralajmërimi për Kosovën: Ja veprimi urgjent që duhet ta merr qeveria e re

“Rastet "toka" rasti "veteranët" rasti "stenda"... asnjë lëvizje konkrete. Shtyrje deri në pakufi, sot mungon njëri e në seancën tjetër mungon anëtari i trupit gjykues, në seancën e radhës avokati, më pastaj prokurori dhe kështu me radhë. Pra kemi zvarritje deri në pa kufi”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i afërt i fushës së sundimit të ligjit dhe kryetar për dy mandate i Agjencionit Anti-Korrupsion, Hasan Preteni, e ka kritikuar gjyqësorin e Kosovës për shkak të nënshtrimit të vazhdueshëm ndaj ndikimeve të politikës, shkeljes së të drejtave të njeriut të palëve në procedurë dhe marrjes së vendimeve të pa drejta e me mungesë të plotë të transparencës në raport me opinionin publik.

Image
Hasan Preteni

Sipas njohësve të kësaj fushe, gjyqtarët po vazhdojnë të dirigjohen nga pushtetarët e nivelit të lartë dhe mafio-oligarkët, edhe duke vendosur për fatin e lëndëve gjyqësore në procedurë që ata kanë interes, si për t`u refuzuar apo për t`u miratuar ato.

Dhe për këtë dëgjueshmëri ndaj politikës, gjyqtarët dëgjueshëm e servil shpërblehen me gradime nga Gjykata Themelore në atë të Apelit, apo nga Gjykata e Apelit në atë Supreme. Madje lajmi i avancimit, këtyre gjyqtarëve të inkriminuar, argat të politikës, ju komunikohet ende pa u marr as edhe një vendim zyrtar nga Këshilli Gjyqësor I Kosovës.

Sipas Hasan Pretenit, pikërisht kjo lidhje e krimit politik me drejtësinë, duhet të ndërpritet nga qeveria e re e Kosovës, pasi është premtuar një gjë e tillë, kurse derisa nuk ndërpritet, praktika e tillë kriminale do të vazhdojë edhe më tutje pa pengueshëm.

“Janë larg publikut dhe mund të bëjnë çka të duan. Nuk bëhen publike informacionet rreth transferimeve dhe avancimeve të tyre. Tani janë në modë disa publikime që kanë të bëjnë me aktakuzat, gati në baza ditore po publikohen të dhënat si psh: Sot u ngritën xx aktakuza", numra dyshifrorë por pa ditur se ndaj kujt u ngritën dhe për cilat lëndë. Në anën tjetër proceset gjyqësore që kinse kanë filluar të trajtohen assesi të përfundojnë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai ka përmendur vetëm disa nga rastet më të theksuara që kanë pasur jehonë mediale gjatë dy viteve të fundit, e nuk po përfundojnë akoma.

“Rastet "toka" rasti "veteranët" rasti "stenda"... asnjë lëvizje konkrete. Shtyrje deri në pakufi, sot mungon njëri e në seancën tjetër mungon anëtari i trupit gjykues, në seancën e radhës avokati, më pastaj prokurori dhe kështu me radhë. Pra kemi zvarritje deri në pa kufi”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, duhet instaluar ashpërsisht sistemi i llogaridhënie për punën në gjykata dhe në prokurori, madje në njërën nga seancat e para të Kuvendit të Kosovës, duhet të ftohet kryeprokurori në interpelancë.

“Kjo duhet të bëhet praktikë e rregullt, dhe nëse nuk ka se çka të raporton ai duhet të vetë dorëzohet. Largim pa asnjë kusht dhe pa mundësi të vazhdimit të mandatit në çfarëdo pozite në prokurori e as në gjyqësi. Duhet te instalohet llogaridhënia dhe transparenca e të tjerat do të pasojnë sipas vlerësimit. Nuk do të mungojnë rezultatet nëse merren këto veprime përndryshe, së keqes nuk po i shihet fundi”, përfundoi Preteni për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).