Vuçiqi merr përgjigjen nga Kocijancic për “zarfet me helm nga Serbia”

  • 19 October 2019 - 08:02
Vuçiqi merr përgjigjen nga Kocijancic për “zarfet me helm nga Serbia”

Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiç, i është përgjigjur përmes twitterit letrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në lidhje me helmimin e numëruesve të votave të arritura nga Serbia, raporton B92.

“President i dashur, Vuçiq, ju faleminderit për letrën përmes twiterit. BE-ja aktualisht po pret rezultatet e hetimit”, ka shkruar Maja Kocijançiç dhe ka shtuar se Misioni i BE-së për përcjelljen e zgjedhjeve në Kosovë me kujdes po ndjek rastin.

Presidenti serb, Vuçiq, me herët kishte drejtuar një letër në adresë të zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç, përmes rrjetit Twitter, në të cilën kërkonte t’i tregonte nëse serbët kanë helmuar shqiptarët me antraks dhe me noviçok, dhe nëse kjo nuk është e vërtetë të tregojë publikisht kush e trilloi këtë përrallë.

(Kosova Sot Online)