Gjendet elefanti gjigant i ngordhur mbi një...

  • 19 October 2019 - 11:15
Gjendet elefanti gjigant i ngordhur mbi një...

Pamje të tmerrshme janë publikuar nga një shkretëtirë në Zambi të Afrikës. Një elefant i madh, i ngordhur nga sëmundja, shihet mbi një krokodil të shtypur.

Elefanti dhe krokodili u gjetën në kampin “Island Bush”, afër lumit “Luangwa” në Zambi. Këto kafshë u gjetën nga udhërrëfyesi i shkretëtirës.

Në fotografi shihet elefanti me këmbë të përthyera dhe me kokën e ngrënë pjesërisht nga hienat, ndërsa krokodilit i duken vetëm këmbët dhe bishti.

Kjo pamje është jashtëzakonisht e çuditshme, sepse elefanti ishte i vendosur mbi trupin e krokodilit.

Autoritetet e këtij parku i kanë filluar hetimet për shkakun e ngordhjes së elefantit. Punëtorët e parkut dyshojnë që krokodili e ka ndjekur elefantin e lënduar e pastaj është zënë përfundi kur kafsha trupmadhe është rrëzuar.

Ndonëse elefantët kanë masë trupore shumë më të madhe se krokodilët, këta të fundit i kanë sulmuar elefantët e vegjël ose elefantët e lënduar edhe në të kaluarën, shkruan “Daily Mail”.

Image

(Kosova Sot Online)