Corbyn: Fjalën e fundit për Brexit-in duhet ta thotë populli

  • 19 October 2019 - 12:16
Corbyn: Fjalën e fundit për Brexit-in duhet ta thotë populli

Lideri i opozitës britanike dhe kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha të shtunën se populli duhet ta japë fjalën e fundit për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se ligjvënësit e tij nuk do ta përkrahin planin e kryeministrit Johnson për tërheqje nga BE-ja.

“Votimi i sotëm i një marrëveshjeje nuk do t’i japë fund Brexit-it. Ky votim nuk do të ofrojë qartësi dhe populli duhet ta thotë fjalën e fundit”, tha Jeremy Corbyn gjatë seancës së të shtunës në kuvendin britanik.

“E kuptoj plotësisht zemërimin dhe lodhjen që i ka kapluar vendin dhe këtë institucion, por ne thjesht nuk mund të votojmë për një marrëveshje që është edhe më e keqe sesa marrëveshja që ky kuvend e ka refuzuar tri herë”, shtoi ai. 

Ndryshe, deputetët konservatorë dhe laburistë pritet që të shtunën ta propozojnë një amendament që ia lejon kuvendit tërheqjen e miratimit deri të kalojë legjislacioni për zbatimin e Brexit-it. Letwin ka këmbëngulur se plani i tij nuk është që ta bllokojë marrëveshjen.

Lajmi për këtë amendament erdhi si goditje e rëndë për kryeministrin. Ndihmësit e tij u takuan të premten në mbrëmje për të vendosur se cilët hapa do të merren në rast se ky amendament miratohet në kuvend, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)