Lista Serbe takon kryeministrin rus

  • 19 October 2019 - 12:26
 Lista Serbe takon kryeministrin rus

Përfaqësuesit e Listës Serbe do të takohen sonte në Beograd me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev.

Megjithëse e gjithë agjenda e Medvedivit është bërë publike, takimi me serbet e Listës Serbe nuk është paralajmëruar.

Në shtator të vitit 2017, Goran Rakiq si kryetar i Listës Serbe pati nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në Moskë me Sergek Zeleznjakun e "Rusisë së Bashkuar".

Përndryshe, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 6 tetorit, kjo listë ka marrë 52.620 vota ose 6,61 përqind, megjithatë si gjatë fushatës ashtu edhe pas zgjedhjeve, Lista Serbe është kritikuar si nga serbët e Kosovës, ashtu edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar se ka bërë presione, kërcënime e shantazhe te serbët në vendin tonë.

(Kosova Sot Online)