Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

  • 19 October 2019 - 12:44
Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeministri Zaev, sot në konferencë për shtyp, ka kërkuar që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kjo vjen pas mosfillimit të negociatave me BE-në, ku Franca refuzoi dhënien e datës në Samitin e fundit në Bruksel.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo  kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

(Kosova Sot Online)