Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë

  • 19 October 2019 - 19:38
Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë

Në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident rreth orës 17:00, ku si pasorë kanë pësuar lëndime tre persona.

Lajmin për media e ka konfirmuar Avni Zahiti, nga Policia e Kosovës.

“Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 17:00 në segmentin rrugor Pestovë – Vushtrri, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë”, ka konfirmuar Zahiti.

Në aksident janë të përfshira dy vetura, ndërsa tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. “Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar ,tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, përfundon Zahiti në njoftimin e tij. 


(Kosova Sot Online)