Zgjedhjet e vitit 2001: Kur LDK-ja triumfonte e PDK-ja kishte 25%

  • 19 October 2019 - 20:24
Zgjedhjet e vitit 2001: Kur LDK-ja triumfonte e PDK-ja kishte 25%

Zgjedhjet e vitit 2001 ishin zgjedhjet e para pas luftës në Kosoë. Këto zgjedhje i fitoi bindshëm LDK’ja duke siguruar 45% të votave. Derisa PDK’ja ishte forca e dyte politike në vend, me vetëm 25%. E AAK’ja doli e katërta me vetëm 7.83% të votave.

Me 45% të votave, LDK’ja siguroi 47 deputetë. PDK’ja 26 deputetë dhe AAK’ja vetëm 8.

Kujtojmë se atë kohë, kandidatët për deputetë nuk zgjidheshin me votë nga sovrani sepse listat ishin të mbyllura. Nga kjo nënkuptojmë se deputetët e LDK’së, janë zgjedhur automatikisht nga numri i parë në listë deri tek i 47’i.

Lideri i LDK’së, Ibrahim Rugova, si fitues i zgjedhjeve mori postin e Presidentit më 2 mars 2002. Pozitë kjo që u mbikqyr nga UNMIK’u.

Parlamenti i Kosovës kishte vetëm 100 ulëse, 20 nga të cilat i fituan minoritetet.

Image

(Kosova Sot Online)