Burri me 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa kërkon përsëri nuse

  • 20 October 2019 - 10:42
Burri me 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa kërkon përsëri nuse

Ziona Chana ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa. Ata të gjithë jetojnë me të në shtëpinë e tij katër-katëshe me 100 dhoma, të rrënuara midis kodrave të fshatit Baktwang në shtetin Indian Mizoram.

Kjo nënkupton shumë vota. Dhe çdo votë numërohet. Kështu që familja është shumë e njohur dhe e parapëlqyer tek politikanët.

70 vjeçari tregon se kurdoherë bëhen zgjedhjet në shtëpinë e tyre vijnë politikanë që lusin për votë. Familja e tij quhet më e madhja në botë, dhe është në fakt një sekt patriarkal i krishterë.

Në një vakt ushqimor kjo familje ka nevojë për 30 pula, 60 kg patate dje 100 kg oriz.

Chana tregon se ende është i interesuar për një grua: "Për të zgjeruar sektin tim, unë jam i gatshëm të shkoj edhe në SHBA për t'u martuar," tha ai.

(Kosova Sot Online)