Ja kush e thotë: Kështu po shantazhohet Albin Kurti, ja skenari i PDK-së

  • 20 October 2019 - 13:29
Ja kush e thotë: Kështu po shantazhohet Albin Kurti, ja skenari i PDK-së

“Me kalimin e pragut të kësaj treshe, i bëhet "shantazh" Albinit që në Qeverinë e tij të përfshij edhe Nismën me partnerët, në mënyrë që Listën serbe ta nxjerre jashtë loje. Nëse Nisma kalon pragun, atëherë vërtetohet ky skenar i përgatitur nga PDK dhe KQZ, që është filial i PDK-së”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Tek sa po vazhdon rinumërimi i votave nga 530 vendvotimet e vendosura nga KQZ, zyrtarët e subjektit politik Nisma kanë filluar të deklarohen se tanimë ata kanë siguruar kalimin e pragut zgjedhor dhe e kanë fare të sigurt edhe vendin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

E analistët politikë e shohin këtë proces rinumërimi, si një lojë të porositur e të përgatitur kryesisht nga PDK-ja dhe SHIK-u, në mënyrë që mos ta lënë jashtë Kuvendit një nga partnerët e tyre në qeverisjen e PAN-it, dhe të njëjtin subjekt politik ta imponojnë si pjesë të domosdoshme përbërëse e koalicionit të VV-së me LDK-në, kinse në emër të refuzimit të Listës serbe. 

Sipas analistit, Faik Krasniqi një skenar i tillë është shumë i pritshëm, pavarësisht se do të dëmtohet koalicioni LVV- LDK, nëse eventualisht përsëritet rasti i mandatit të kaluar që në qeverisje të futet përsëri tregtari i politikës dhe biznesit, Behgjet Pacolli, së bashku me abuzuesin ndër më të mëdhenjtë në qeverisjet e kaluara, kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn.

Image
Faik Krasniqi

“Rinumërimi i votave për herë të dytë, lë hapësire për të dyshuar se është duke u përgatitur një skenar. Me çdo kusht po mundohen që koalicionin Nisma-AKR-PD të bëhen pjesë e Kuvendit. Nëse kjo treshe bëhet pjesë e Kuvendit, në njëfarë mënyre prishen matematikat e një koalicioni LVV-LDK”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në kët mënyrë po shantazhohet Albin Kurti.

“Albin Kurti prej fillimit ka thënë që Listën serbe dhe partitë e PAN-it, nuk është i interesuar që t'i përfshij në Qeverinë e tij. Me kalimin e pragut të kësaj treshe, i bëhet "shantazh" Albinit që në Qeverinë e tij të përfshij edhe Nismën me partnerët, në mënyrë që Listën serbe ta nxjerre jashtë loje. Nëse Nisma kalon pragun, atëherë vërtetohet ky skenar i përgatitur nga PDK dhe KQZ, që është filial i PDK-së”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)