Humbi kontrollin e traktorit, vdes një person në Suharekë

  • 20 October 2019 - 13:50
Humbi kontrollin e traktorit, vdes një person në Suharekë

Një person ka vdekur në Suharekë, pasi derisa ishte duke drejtuar traktorin, ka humbur kontrollin dhe pasi kërcen nga traktori, goditet nga rimorkio.

Si pasojë i njëjti ka marr lëndime vdekjeprurëse. 

“Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar traktorin, humb kontrollin e traktorit, kërcen nga ai dhe goditet nga rimorkio. Si paso i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas vdesë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”. 

(Kosova Sot Online)