Në këtë vend gjendet perla më e vjetër në botë

  • 20 October 2019 - 15:39
 Në këtë vend gjendet perla më e vjetër në botë

Një perlë e vjetër gati tetë mijë vjet, për të cilën arkeologët thonë se është më e vjetra në botë, do të shfaqet në Abu Dabi për vizitorët. Autoritetet e këtij vendi thanë se gjetja e perlës është dëshmi se në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ekzistuar tregtia që nga Epoka e Neolitit.

Perla natyrale u gjet në dyshemenë e një dhome të zbuluar gjatë kërkimeve në ishullin “Maraëah”, jo shumë larg kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara.

“Shtresat prej të cilave është nxjerrë kjo perlë besohet se i takojnë periudhës së viteve 5800-5600 apo Epokës së Neolitit”, tha Departamenti për Kulturë dhe Turizëm i Abu Dabit.

“Zbulimi i perlës më të vjetër në botë në Abu Dabi e bën të qartë se një pjesë e madhe e historisë sonë modern ekonomike dhe kulturore ka rrënjë të thella dhe rrjedh nga fillimet e parahistorisë”, tha shefi i këtij departamenti, Mohamed Al-Muabarak.

Kjo perlë do të mund të shikohet nga afër nga vizitorët në ekspozitën “Dhjetë mijë vjetët e luksit”, e cila do të hapet më 30 tetor në muzeun “Louvre Abu Dhabi”.

Ekspertët e Emirateve besojnë se tregtia me perla është bërë me Mesopotaminë, e cila shtrihej në Irakun e sotëm, në këmbim të qeramikës dhe mallrave të tjera, shkruan “France24”.

(Kosova Sot Online)