Rinumërohen 265 vendvotime

  • 20 October 2019 - 16:14
Rinumërohen 265 vendvotime

Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Deri në ora 16:00 janë rinumëruar 265 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë ditës ka thënë se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.

“Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë ai.