Policia ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht motrën

  • 20 October 2019 - 16:19
Policia ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht motrën

Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Qupevë e Ulët në komunën e Klinës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)