Ja çfarë thotë zëdhënësi i VV’së lidhur me aksidentin

  • 20 October 2019 - 21:55
Ja çfarë thotë zëdhënësi i VV’së lidhur me aksidentin

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, me anë të një postimi në Facebook e ka konfirmuar aksidentin e fituesit të zgjedhjeve,Albin Kurti, në Tiranë.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë”, ka thënë Manxhuka.

Tutje ai e ka konfirmuar se asnjë person nuk është lënduar nga aksidenti zinxhiror dhe se gjithçka vazhdoi sipas agjendës.

“Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, shtoi ai.

Ndryshe, Kurti ishte nisur për në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ku ishte paraparë të festohej fitorja në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Gjithsesi ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kanë mbetur të numërohen votat e personave me aftësi të kufizuara dhe atyre me kusht. VV ka një epërsi prej 10 mijë votave ndaj vendit të dytë ku qëndron LDK. 


(Kosova Sot Online)