Policia jep detaje për 30-vjeçarin që u gjet i vdekur në Pejë, dyshohet se u vetëvra

  • 21 October 2019 - 11:36
Policia jep detaje për 30-vjeçarin që u gjet i vdekur në Pejë, dyshohet se u vetëvra

Të dielën në Pejë është gjetur një person pa shenja jete. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq dyshohet se viktima është vetëvrarë.

Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës së gjetur. 

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Media ka raportuar të dielën se viktima është i moshës 30-vjeçare dhe se rasti ka ndodhur “Lidhja e Prizrenit në Pejë”.

(Kosova Sot Online)