Rahovec: I hyjnë në lokal, i vjedhin pushkë gjuetie, pistoleta e para

  • 21 October 2019 - 11:46
Rahovec: I hyjnë në lokal, i vjedhin pushkë gjuetie, pistoleta e para

Të dielën në Rahovec një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në lokalin e tij dhe kanë vjedhur pushkë gjuetie. 

Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës në Rahovec, ku ankuesi ka informuar se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij dhe kanë vjedhur katërmbëdhjetë pushkë gjuetie, njëzetepesë pistoleta dhe rreth 800 euro para të gatshme.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot Online)