Zyrarët e MASHT-it ia hedhin një letër anonime protestuesve: Edhe ne jemi në zor sikur ju nga injoranca qeverisëse
Banorët e Busavatës së Kamenicës, kane protestuar sot ministrisë së Arsimit kundër reformës së iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati për mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.
Por, këtu nuk doli asnjë nga përfaqësuesit e MASHT-it që t’i priste apo të diskutonte me ta.
E vetmja shenjë që këta banor morën nga Ministria ishte një letër e hedhur nga dritaret në të cilën shkruante se edhe zyrtarët e MASHT-it, janë në hall sikurse banoret nga injoranca qeverisëse.
(Kosova Sot Online)