756 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit në Pejë

  • 21 October 2019 - 12:58
756 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit në Pejë

756 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 63 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

11 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 8 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 11 foshnja dhe sa i përket gjinisë 4 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore. 

Analiza kanë kryer 398 pacientë që në total kanë bërë 5.049 analiza. 13 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

(Kosova Sot Online)