Hillary Clinton tallet me letrën që Trump ia dërgoi Erdoganit

  • 21 tetor 2019 - 13:47
Hillary Clinton tallet me letrën që Trump ia dërgoi Erdoganit

Presidenti amerikan, Donald Trump, është i njohur për sulmet dhe talljet që bën me të tjerët në internet, por gruaja të cilën ai e mposhti në zgjedhje presidenciale duket se ka mësuar diçka prej aftësisë së tij për të provokuar me postime në Twitter.

Të dielën pasdite, Hillary Clinton e publikoi në Tëitter një letër të sajuar, të shkruar gjoja nga ish-presidenti amerikan, John Kennedy për ish-presidentin e ish-Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev, për t’u tallur me letrën që presidenti Trump ia dërgoi homologut të tij turk.

“E gjetur në arkiv”, shkroi Clinton në përshkrimin e kësaj letre të montuar. Letra gjoja ishte dërguar më 16 tetor 1962, në kohën e krizës së raketave në Kubë.

Letra që Trump ia dërgoi Erdoganit, në të cilën, mes tjerash, it ha “Mos e luaj të forint, mos u bëj budalla”, nga shumë njerëz u cilësua fillimisht si e rreme për shkak të gjuhës së pazakontë, e cila nuk përdorët nga presidentët në komunikim zyrtar me homologët e tyre.

Raportohet se Erdogani e ka pranuar këtë letër dhe e ka refuzuar atë duke e hedhur në shportën e mbeturinave.

Presidenti amerikan ende nuk ka reaguar ndaj talljes së ish-rivales, ndonëse një gjë e tillë është e pritshme nga presidenti i njohur për reagimet e tij të vrullshme, shkruan “The Guardian”

(Kosova Sot Online)