‘Skenari i ndarjes’, ja kush paralajmëron kompromiset e dhimbshme për Kosovën

  • 21 tetor 2019 - 14:21
‘Skenari i ndarjes’, ja kush paralajmëron kompromiset e dhimbshme për Kosovën

"Nuk mund të shkohet në një Konferencë të tillë sepse aty palët natyrisht do të duhet bërë kompromise kurse ne tashmë kemi bërë kompromise të dhimbshme me pranimin e Planit Ahtisaari. Një Konferencë e tillë mund vetëm të sjellë realizimin e ndarjes së Kosovës projekt i cili është bërë tashmë i njohur", tha Voca për "Kosova Sot Online".

Drejtori i për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që Uashingtoni ta organizojë një konferencë vitin e ardhshëm, me synim që vitin e ardhshëm të finalizohet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

Por një konferencë të tillë, analistët e shohin me skepticizëm, pasi thonë se aty mund të ketë edhe kompromise të dhimbshme. 

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Mirsad Voca në një prononcim për "Kosova Sot Online", tha se në këtë konferencë mund të ketë kompromise të dhimbshme dhe mund të sjellë edhe realizimin e ndarjes së Kosovës.

Image
Mirsad Voca

"Nuk mund të shkohet në një Konferencë të tillë sepse aty palët natyrisht do të duhet bërë kompromise kurse ne tashmë kemi bërë kompromise të dhimbshme me pranimin e Planit Ahtisaari. Një Konferencë e tillë mund vetëm të sjellë realizimin e ndarjes së Kosovës projekt i cili është bërë tashmë i njohur", tha Voca për "Kosova Sot Online".

Sipas Vocës, Kosova nuk është në gjendje lufte që të merrë pjesë në konferenca të tilla.

"Skenari është i qartë që ndarja e Kosovës të mund të ndodh ndryshe, sepse tani do kemi në pushtet figura që sistematikisht e kanë kundërshtuar ndarjen. Nuk jemi në gjendje lufte që të marrim pjesë në Konferenca të tilla. Kosova ka bërë të gjitha kompromiset e mundshme ndaj shtetit serb, ani pse ky i fundit ka vazhduar me të njëjtin qëndrim politik si ai i viteve të 90-ta", shtoi Voca për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Voca tha se me formimin e qeverisë së re, ndarja e Kosovës është shuar dhe nuk do të ndodhë. 

"Faktorëve të cilët kanë qenë për ndarjen e Kosovës, me krijimin e Qeverisë Kurti/Osmani, iu fundosen përfundimisht shpresat dhe projekti i tyre, pastaj kërkojnë rrugë tjera për të realizuar këtë projekt deri në fund. Megjithatë, tani do të kemi një Qeveri që është kundër këtij skenari meqë e pashantazhueshme ndërsa Serbia dhe faktori ndërkombëtar i kanë të qarta kërkesat dhe qëndrimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës", theksoi Voca.

Përfund, Voca tha se qeveria e Kosovës duhet të kërkoj garancion në dy pika.

"Nëse Konferenca është e pashmangshme, Qeveria e Kosovës duhet patjetër të kërkoj garancione për dy pika 1. Integriteti territorial i Kosovës të jetë i panegociueshëm dhe 2. Rregullimi i brendshëm kushtetues të jetë i paprekshëm" përfundoi Voca për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)