Deputetja e Bangladeshit i çoi 13 herë në provim sozitë në vend të saj

  • 21 October 2019 - 14:35
Deputetja e Bangladeshit i çoi 13 herë në provim sozitë në vend të saj

Një deputete nga Bangladeshi është përjashtuar nga universiteti pasi dyshohet se i ka dërguar tetë gra të ngjashme me të për të hyrë në provim në vend të saj.

Tamanna Nusrat, e cila është deputete e partisë në pushtet “Awami”, akuzohet se i ka paguar disa gra që dukeshin të ngjashme me të që të hyjnë në provime në vend të saj në të paktën 13 provime. Skandali u zbulua pasi një televizion privat u fut në sallën e provimit dhe e paraqiti pamjen e një gruaje që kishte hyrë në provim në vend të deputetes.

Deputetja Nusrat u zgjodh në këtë pozitë vitin e kaluar. Ajo ishte duke e studiuar artin në Universitetin e Hapur të Bangladeshit.

“E përjashtuam atë, sepse e ka kryer një krim. Krimi është krim. Ia kemi hequr statusin e studentes. Ajo kurrë më nuk do të mund të pranohet këtu”, tha rektori i këtij universiteti, M.A. Mannan.

Një zyrtar i universitetit tha: “Studentet e rreme mbroheshin nga truprojat e deputetes kur hynin në provim. Të gjithë e dinin, por askush nuk e thoshte asnjë fjalë, sepse ajo vjen nga një familje me ndikim të madh”.

Mashtrimet në provime dhe publikimi i pyetjeve para mbajtjes së tyre ndodhin shpesh në Bangladesh, duke i detyruar autoritetet që nganjëherë t’i anulojnë rezultatet, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)