Shkoi në vendin e origjinës për zahiretë e dimrit, si u gjet pa jetë 55-vjeçari në Dukagjin

  • 21 October 2019 - 14:54
Shkoi në vendin e origjinës për zahiretë e dimrit, si u gjet pa jetë 55-vjeçari në Dukagjin

Kishte shkuar në fshatin e origjinës viktima Lazër Arraj, per te marre zahirete e dimrit, por mbeti i pajete teksa u qëllua me arme zjarri teksa transportonte me kuaj produktet ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Ishin të afërmit e tij ata që kanë parë 55-vjeçarin shtrirë në rrugë pa shenja jete dhe lajmëruan policinë e Shkodrës.

“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Një apo disa persona e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur”, raportoi korespondenti i Panorama. 

Vrasje me armë zjarri, një person mbetet i vdekur. Ja emri i viktimës. Policia jep detajet e para

Vrasje me arme zjarri ne Shosh te Malesise se Dukagjinit. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e sotme dhe nga te dhenat e para raportohet se nje person ka mbetur i vrare me arme zjarri.

Viktima, sipas burimeve eshte identifikuar si shtetasi Lazer Arraj, 55-vjeç.

Policia eshte nisur drejt vendit te ngjarjes, nderkohe qe ende nuk ka detaje lidhur me aurtorin dhe motivet e ketij krimi.

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)