Vëllezërit binjakë identikë, 35 vjeç, bëhen prindër të tre kopjeve të binjakëve brenda 2 vitesh

  • 21 October 2019 - 15:05
Vëllezërit binjakë identikë, 35 vjeç, bëhen prindër të tre kopjeve të binjakëve brenda 2 vitesh

Kushdo që hedh një vështrim drejt familjes Winstanley mund të falet nëse është duke menduar se po shikon 2 herë të njëjtën pamje.

Nuk e ka gabim... Historia e tyre është shumë e veçantë.

Sepse vëllezërit identikë John dhe Dave Winstanley tani janë baballarë krenarë të tre grupeve të vëllezërve binjakë jo identikë midis tyre.

Besohet të jetë hera e parë kjo gjë e veçantë që ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe baballarët e tyre kanë një ngjashmëri të çuditshme midis tyre.

Të tre grupet e binjakëve erdhën në jetë në një distancë kohore prej 2 vitesh. Dyshja, nga Congleton, Cheshire, mbetën të habitur kur partneret e tyre mbetën shtatzënë thuajse në një distancë të njëjtë me njëra-tjetrën.

Analisti i biznesit John, 35 vjeç dhe gruaja e tij Jayne, 35 vjeç u bënë prindër të James dhe Joshuas në vitin 2016 ndërsa Dave dhe partnerja e tij, Amy Parrish tregojnë që Seth dhe Jake lindën në vitin 2017.

Jayne më vonë lindi edhe një tjetër çift binjakësh, Jack dhe Joel.

(Kosova Sot Online)