Ja kur do të hapet ambasada japoneze në Kosovë, flet kryeministri i Japonisë

  • 21 October 2019 - 15:19
Ja kur do të hapet ambasada japoneze në Kosovë, flet kryeministri i Japonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me Kryeministrin e Japonisë. Në komunikatën e dërguar nga presidenca, thuhet se kryeministri japonez e ka përmendur hapjen e ambasadës së Japonisë në Kosovë.

Presidenti Thaçi është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito.

I njejti sot është takuar me kryeministrin Abe, ku sic thuhet në komunikatë, janë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy vendeve.

Thaçi i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Abe edhe për viktimat e tajfunit të fundit. Ai është shprehur i kënaqur me avancimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, gjithashtu u shpreh i kënaqur me intensifikimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në mes dy vendeve. “Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, u shpreh edhe kryeministri Abe.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova e përkrah kryeministrin Abe në politikat rajonale dhe në mbylljen e çështjeve të hapura si kidnapimi i qytetareve japonezë nga Koreja Veriore.

(Kosova Sot Online)