Lidhje me nëntokën kriminale, vijnë akuzat tronditëse për Shpend Ahmetin

  • 21 October 2019 - 16:22
Lidhje me nëntokën kriminale, vijnë akuzat tronditëse për Shpend Ahmetin

“Soji i Shpend Ahmetit, ose tashmë sikur po e quan çdo qytetar, Shpend hajni, këtu e tregon veten se sa i pa fytyrë është. Në vendet normale, dhe nuk po e them demokratike se as që behet fjalë, po të ndodhte ky turp, kjo humbje që nuk e mban mend historia shqiptare, do të dorëhiqej pa një pa dy. Mirëpo, matrapazët, hajnat, dilinxhitë, dredharakët nuk e bëjnë këtë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po kërkojnë me këmbëngulje shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Komunës, pas humbjes e turpshme në zgjedhjet fundit me PSD-në e tij.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, thonë s nga zgjedhje Shpend Ahmetit në pozitën e kryetarit të Prishtinës në mandatin e parë, dhe vazhdimin e tij në mandatin e dytë, konsiderojnë se ndëshkimi kundër Shpend Ahmetit në zgjedhjet e tetorit erdhi pikërisht për shkak të lidhjes së tij me krimin e organizuar gjatë qeverisjes me Prishtinën në këto 6 vjet, dhe kjo votë kundër Shpend Ahmetit, në zgjedhjet parlamentare, është dhe votë kundër vazhdimit të mëtejmë në pozitën e kryetarit të Prishtinës.

Këtë konstatim e jep edhe analisti i njohur, Reshat Badallaj, sipas të cilit vetëm njerëzit që nuk kanë turp e nuk kanë moral, vazhdojnë të qëndrojnë në pozita të tilla pa e pasur besimin qytetar, por që e kanë tani besimin dhe bekimin e krimit të organizuar, siç është rasti i Shpend Ahmetit.

Image
Reshat Badallaj

“Soji i Shpend Ahmetit, ose tashmë sikur po e quan çdo qytetar, Shpend hajni, këtu e tregon veten se sa i pa fytyrë është. Në vendet normale, dhe nuk po e them demokratike se as që behet fjalë, po të ndodhte ky turp, kjo humbje që nuk e mban mend historia shqiptare, do të dorëhiqej pa një pa dy. Mirëpo, matrapazët, hajnat, dilinxhitë, dredharakët nuk e bëjnë këtë. Por, nëse ky soj e sojsëz kur nuk e bëjnë vetë atëherë nuk duhet tjetër pos që të shkarkohet edhe me zor, të nxirret para gjyqit e të ndëshkohet, sepse nuk duhet që asnjë minutë më tej të lihet, sepse vetëm dëm e humbje ka Prishtina nga pozita që e drejton ai, madje jo vetëm Prishtina, por edhe e tëre Kosova, kur dihet që Prishtina është kryeqyteti i Kosovës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj thotë se ai e ka ndjerë që herët se Shpend Ahmeti kurdo që del para votës së qytetarit, do të ndëshkohet rëndë nga qytetarët, pasi gjithë ajo që ka bërë në këto 6 vite, është lidhja me krimin e organizuar, me mafien e ndërtimit dhe shkatërrimi i Prishtinës si kryeqytet, në vend se ta ndërtojë dhe zhvillojë atë.

Sipas Badallajt, veç dorëheqjes apo shkarkimit, Shpend Ahmeti duhet të përgjigjet para drejtësisë edhe penalisht për lidhjet me krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale. 

“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm humbja e turpshme që për mua as që ka rëndësi për atë se në qoftë se, shikohen ato që kemi thënë para zgjedhjeve, kam thënë se ky Shpend Jahti do të humbë me marre të zezë,do t´i bie shuplakë populli dhe do të vdes politikisht e moralisht. Por jo vetëm kaq. Ky hajvan me okë do të duhej urgjentisht të burgosej dhe të përgjigjet për një bjeshkë krimesh sepse dihet qe sa kohe zyrtarisht bëjnë gjumë aktakuzat kundër këtij hajni në prokurori dhe asgjë nuk ka lëvizur deri më tani”, tha analisti Badallaj për Kosova Sot Online”.

Badallaj thotë se dredhitë, mashtrimet dhe lidhjet me krimin e organizuar, i dolën shpejtë në shesh Shpend Ahmetit, pasi ai u tregua shumë i uritur për të zhvatur dhe pasuruar në dëm të interesit publik në dëm të qytetarëve. 

“Po ashtu, është vërtetuar se ky mashtrues, që dikur kishte dhënë premtime boshe sa për të mashtruar qytetarët, se është i lidhur si mishi me thonin me rrjetin me mafioz të kanaleve të nëntokës kriminale, me bandat me gjak serbi që deshën t´i vrasin shqiptarët në masë me ushqime kancerogjene, bile ky hajvan e shkuar hajvanëve i la qytetarët e Prishtinës në baltë dhe iku në ujerat e thella të Serbosllavisë, dhe atje bënte dyzen ahengu dhe sallamadi me djersën e taksapaguesve, dhe morri guximin ky hajn edhe të del në Pazar (zgjedhje) sërish për të mashtruar qytetarët që t´ia japin votën, dhe populli e dërmoi si është më zi, me turp dhe i mbeti dëmka e zezë në ball”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, sado që Shpend Ahmeti ka krijuar lidhje të fuqishme me krimin e organizuar gjithandej Kosovës, sa i përket Prishtinës ai vetë është edhe kryekrimi, dhe nuk lejon që askush tjetër të ia merr këtë stafetë të zjarrtë “olimpike”që e ka grabitur.

“Pra, aty ku ishte koka e krimit të organizuar kundër Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi ishte në këtë kope edhe Shpend Ahmeti me ata dy Dardanët e faqes së zezë që fatmirësisht populli i përbuzi këta matrapazë, të cilët zbatonin urdhrat e krye kapos së bandës kriminale që ishte në ballë vetë Shpend hajni. Prandaj është koha që për të gjitha krimet e këtij rrjeti kriminal dhe mafioz, do të duhej të përgjigjej. Ynë besoj që kjo ditë është duke ardhur edhe pse kemi një prokurori që unë personalisht kurrë nuk i kam besuar, bile ka të ngjarë se janë në të njëjtën valle, por do të detyrohen një ditë që ta nxjerrin të vërtetën në shesh vetëm duhet pritur edhe pak”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, po të kishte pasur drejtësi profesionale e të pa varur, Shpend Ahemti që në mandatin e parë do kishte përfunduar në burg, mirëpo nga ky ndëshkim e kanë shpëtuar lidhjet e thella me krimin që akoma po e kontrollon edhe drejtësinë.

“Prandaj unë them se si ka mundësi të heshtet kur tashme po zbulohet ashiqare se ky rrjet, kriminal,mafioz, banditesk e zhvillon krimin e organizuar është nëpër podrume të nëntokës dhe të mos i trazon askush. Po në cilin vend të botes ndodhe kjo?... Në cilin vend të botës ndodhë kjo maskarhane pos në Kosovën e kapur nga cubat me gjak serbi!?”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Dikur kësi farë krimi të organizuar bënin ata Hamitët, që njihen si hamitoviq, rrjeti më i fëlliqur në Ballkan. Hamitët për të shkatërruar Kosovën bashkëpunonin edhe me kriminelët më të tmerrshëm të Serbisë dhe këtë krim e vazhduan te ky rrjeti i Shpend hajnit, dhe atë pa pikë mëshire. Bandat e Sami Hamitit dhe kjo e Shpend Jahtit, edhe po të gozhdohen si Krishti në kryq mendoj që është pak kur dihet se sa të zezat i kanë bërë kundër popullit këta rrjeta mafioze për të cilët flitet në tërë Kosovën, por që fillon nga hajnia,keqpërdorimet,mashtrimet,rrenat, tradhtitë, bashkëpunimet me bandat serbe kundër vendit, leje ndërtimi që kanë dhënë pa leje ose me para me thasë, tenderë, sa punësime familjare, tokat që kanë falur në zemër të Prishtinës për mafio-oligarkët e çka jo tjetër”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)