Gjilan: Krizë e furnizimit me ujë

  • 21 October 2019 - 16:47
Gjilan: Krizë e furnizimit me ujë

Komuna e Gjilanit këtë vit është përballur me probleme serioze me ujin e pijshëm.

Madje, gjatë kësaj vere kryetari i Komunës, Lutfi Haziri e ka shpallur situatën emergjente e qytetarët janë përballur me reduktime të shumta të ujit, e me dënime në rast keqshfrytëzimi.

Gjendja po vazhdon të mbetet përsëri e njejtë me mungesën e ujit të pijshëm, e kjo shihet më së miri në disa fotografi që janë publikuar së fundmi në një faqe në Facebook.

Si pasojë e thatësirës, siç shihet edhe në foto toka në liqenin e Përlepnicës ka marrë një pamje mjaft shqetësuese.

Image

(Kosova Sot Online)