Familjarët kërkojnë kthimin e djalit

  • 21 October 2019 - 16:50
Familjarët kërkojnë kthimin e djalit

Publikimi i rastit të një 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili ka mbetur i bllokuar në kampet e Shtetit Islamik në Siri ka rikthyer në vëmendje fenomenin e shqiptarëve që shkuan të luftojnë atje disa vite më parë.

Disa prej tyre morën me vete dhe fëmijët që si në rastin e Alvinit kanë mbetur të bllokuar.
 

Leshnica e Pogradecit ka qenë një prej fshatrave të konsideruara si “vatër e nxehtë” për të ashtuquajturi xhihadistë nga Shqipëria.

“Ne kemi qenë në banesën e Ervis Alinjit, i zhdukur që në 2013.Nuk ka asnjë lloj kontakti. Kam biseduar me babain e tij Hamdi Alinji që bën apel për kthimin e djalit të tij. Përgjegjës kryesor bëjnë imamin e fshatit Almir Daci” raportoi gazetarja.

Të rënduar psikoligjikisht, shpresa e vetme që i mban si prindër është se djali i tyre mund të jetë gjallë.


(Kosova Sot Online)