Nis fortuna e Speciales: Ky është i arrestuari i parë, dyshohet për vrasjen e familjes Shkreli

  • 21 October 2019 - 17:39
Nis fortuna e Speciales: Ky është i arrestuari i parë, dyshohet për vrasjen e familjes Shkreli

Kanë nisur arrestimet e para të Gjykatës Speciale. 

Bajrush Berisha është i arrestuari i parë nga EULEX. 

Media merr vesh se arrestimi i Berishës është bërë parëmbrëmë.  

Sipas burimeve i arrestuari dyshohet për vrasjen e familjes Shkreli pas lufte. 

Ky krim kishte ndodhur në Pejë. 

Gjykata Speciale nuk ka dhënë ende detaje rreth arrestimit të parë.