Kurti ka një mesazh për të gjithë ata që janë trembur nga fitorja e tij

  • 21 October 2019 - 21:00
Kurti ka një mesazh për të gjithë ata që janë trembur nga fitorja e tij

Enver Hoxha, Sali Berisha, Edi Rama, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi do të jenë në gjykimin e Albin Kurtit.

Ai së fundi,  flet edhe për të vertetën e aksidentit të tij mbrëmë në Tiranë, si ndodhi dhe kush po i jepte makinës.

Kandidati për kryeministër të Kosovës mbrëmë ka qëndruar në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve, ndërsa ai nuk ka pasur në agjendën e tij asnjë takim zyrtar.

Nuk e ka takuar as atë që Kurti pret ta ketë homolog, ndërsa vetëm pak ditë më parë Rama i propozoi publikisht Kurtit për një marrëveshje.

Kryeministri i Shqipërisë tha se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta krijojë një ministri për Shqipërinë dhe është zotuar se do të krijojë edhe Qeveria e tij Ministri për Kosovën.

Kurti që vitin e fundit ka pasur raporte të ftohura me Ramën, ka thënë se kryeministrin e Shqipërisë do ta takojë ditëve në vijim, por dje nuk shkoi për ndonjë vizitë te ai për shkak të angazhimeve të tjera. 

(Kosova Sot Online)