Kurti tregon se si ndodhi aksidenti në Tiranë

  • 21 October 2019 - 21:16
Kurti tregon se si ndodhi aksidenti në Tiranë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndër të tjera ka folur edhe për aksidentin e mbrëmshëm zinxhiror në të cilën ishte i përfshirë. Ai tregoi se si ndodhi ky aksident.

“Para nesh kishim një makinë të policisë e cila goditi një makinë të policisë tjetër pastaj ne goditëm atë të policisë e kështu me radhë”, tregoi Kurti.

Kurti po ashtu ka treguar se a është lënduar nga ky aksident, dhe për këtë ka një përgjigje interesante.

“Unë kam lënduar pak bërrylin. Por gjithsesi është një lëndim lehtë. Edhe ashtu unë nuk jam njërri i bërrylave andaj nuk ka rëndësi”, ka shtuar Kurti. 

(Kosova Sot Online)