Kurti godet Thaçin: Tendenca e tij për të na afruar me Federantën Ruse

  • 21 October 2019 - 21:23
Kurti godet Thaçin: Tendenca e tij për të na afruar me Federantën Ruse

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti,  thotë se Hashim Thaçi është për të përfaqësuar politikat e jashtme të vendit, por ai s’mund t’i krijojë ato. Në dialogun me Serbinë, Kurti thotë se do ta spostojë Thacin.

Kurti, i cili i ka fituar zgjedhjet, sipas rezultatit preliminar, thotë se bisedimet me Serbinë do t’i udhëheqë vetë, e jo Thaçi.

“Aktgjykimi i para disa muajve dhe Kosova si republikë parlamentare e bën të qartë se kryeministri duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq ai thotë se presidenti Thaci, duke iu mundësuar politikbërja e jashtme, ka tentuar ta afrojë Rusinë e ta largojë Gjermaninë.

“Presidenti është për të përfaqësuar politikën e jashtme, e jo për të krijuar politikë të jashtme. Së fundmi ka pasur tendencë për ta spostuar aleatin e dytë më të rëndësishëm të Kosovës pas SHBA’së, Gjermaninë, dhe për të na përafruar me Federantën Ruse”, ka thënë tutje Kurti. 


(Kosova Sot Online)