Kurti: Devollët oligarkë që i marrin hise shtetit

  • 21 October 2019 - 21:53
Kurti: Devollët oligarkë që i marrin hise shtetit

Lideri i Lëvizjes Vetvëvendosje, Albin Kurti, e cila i ka fituar zgjedhjet sipas rezultateve preliminare, ka emra që përmend kur pyetet për biznesmenët e kthyer në oligarkë në Kosovë.

Kurti, i pyetur nëse di emra të oligarkëve në Kosovë, ai përmend korporatën Devolli, që është pronë e biznesmenit nga Peja, Blerim Devolli.

“Thuhet se Korporata e Devollëce është mbi gjysmë miliardë euro. Ata janë pjesëmarrës të doganave. Kanë terminale. Mandej kanë homologim”, ka thënë Kurti.

Kurti thotë se homologimi i veturave që vinë nga jashtë Kosovës është i panevojshëm dhe se kompania Euro-lab në pronësi të Shkelqim Devollit, nuk ka nevojë të kontrollojë veturat e prodhuara në Gjermani a diku tjetër.

“Kur të na vjen një makinë nga gjermania, duhet të shkojmë ta kontrollojmë të Devollët se a është mirë maqina. Gjermanët mund të dështojnë, por devollët jo”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)