Zbardhen faktet: Ja pse duhet të shkarkohet dhe të burgoset Shpend Ahmeti

  • 22 October 2019 - 07:37
Zbardhen faktet: Ja pse duhet të shkarkohet dhe të burgoset Shpend Ahmeti

“Pas debaklit në zgjedhje, Shpend Ahmeti duhet të ikë ose të shkarkohet nga Asambleja komunale, respektivisht ai duhet të përgjigjet për të bëmat e tij kriminale, për bllokimet dhe për nënshtrimin e tij ndaj "nëntokës kriminale " e cila po e udhëheq dhe për të cilën punon natë e ditë e pa ndalshim, e sidomos nga viti 2015 e deri me sot, kur filluan plasaritjet e përplasjet me kreun e LVV-së Albin Kurti”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Pas humbjes dhe debaklit të thellë të Shpend Ahmetit në zgjedhjet e 6 tetorit, analistët politikë vlerësojnë se Shpend Ahmeti e ka humbur legjitimitetin për të vazhduar me drejtimin e Komunës dhe për çfarëdo projekti në komunën e Prishtinës. Sipas tyre, Shpend Ahmeti duhet urgjentisht të lirohet nga pozita e kryetarit të Prishtinës dhe këtë pozitë ta ushtrojë një i zgjedhur tjetër.

Analisti politik, Ragip Guraziu, analizon gjithë të kaluarën e dështimit të dhe të inkriminimit në krim të organizuar nga Shpend Ahmeti, gjë që e bëri atë të ndëshkohet edhe nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj drejtësia dhe logjika e do që ai të shkarkohet nga kjo pozitë, nëse vullnetarisht nuk dorëhiqet si shenjë e llogaridhënies dhe përgjegjësisë para votuesit i cili e ndëshkoi atë.

Image
Ragip Guraziu

“Pas debaklit në zgjedhje, Shpend Ahmeti duhet të ikë ose të shkarkohet nga Asambleja komunale, respektivisht ai duhet të përgjigjet për të bëmat e tij kriminale, për bllokimet dhe për nënshtrimin e tij ndaj "nëntokës kriminale " e cila po e udhëheq dhe për të cilën punon natë e ditë e pa ndalshim, e sidomos nga viti 2015 e deri me sot, kur filluan plasaritjet e përplasjet me kreun e LVV-së Albin Kurti”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, rrëshqitja e Shpend Ahmetit në lidhjet me krimin e organizuar hetohet sidomos pas vitit 2015, kur ai e krijoi klanin e vetë brenda VV-së.

Dihet mirëfilli se si kishin negociuar dhe kishin bërë marrëveshje Shpend Ahmeti dhe dy Dardanet me "nëntokën kriminale të ndërtimit", që gjatë dhjetorit 2013 dhe deri në prill 2014, kur kishin përfunduar negociatat me krimin e organizuar e të cilat në emër të Shpendit i kishte udhëhequr Dardan Sejdiu, i cili edhe kishte autorizimet nga Shpendit. Marrëveshja me nëntokën kishte precizuar rregullat e "lojës së madhe kriminale" për tërë Kryeqytetin, ashtu që të gjitha vendimet janë marr për gjithçka: për planet rregullative, për lejet e ndërtimit, për marrëveshjet e ndërtimit me "PPP" duke përdorur edhe tokat publike të Komunës për nevoja të mafio oligarkëve kryesor që përbëjnë edhe organin më të larte ose " CEO-n e nëntokës kriminale të ndërtimit "në Kryeqytet”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, ky rrjet kriminal përbëhet nga njerëz që janë të zgjedhur e më të besueshëm të mafio-politikës në majat e pushtetit komunal, në qeveri dhe Kuvend, e deri në Presidencën e vendit, që paraqet edhe majën e "Kupolës" ose si të një "Piramide kriminale" të cilët e sundojnë 100% Kryetarin e komunës. dhe përmes tij edhe asamblenë komunale dhe Bordin e drejtorëve ose qeverinë komunale, ku i kalojnë pa pengesa të gjitha vendimet e tyre nëpër drejtoritë e organet komunale të Prishtinës.

“Dihet fort mirë se si zyrtari më i lartë për bashkëpunim me këtë "Organ të territ të natës" që nga themelimi rreth vitit 2003 dhe deri në nëntor 2013 kishte udhëhequr nga Sami Hamiti, atëherë Ish-Krye shef i Qeverisë komunale deri me 2008, dhe pastaj kishte vepruar nga pozita e Kryesuesit të Asamblesë komunale deri në nëntor 2013. Pas ardhjes në pushtet për kryetar të Shpend Ahmetit përmes LVV Shpendi e kishte autorizuar nënkryetarit e tijë Daradan Sejdiu si "një shef të krimit të organizuar dhe koordinator me organin si "CEO i nëntokës kriminale të ndërtimit. Organi i territ dhe i natës, vepron kryesisht në terr dhe natën, dhe sundon 100% kryetarin, Asamblenë dhe qeverinë komunale të Prishtinës, ngase asnjë vendim në Asamble dhe as nga kryetari dhe as nga drejtoritë nuk realizohet kurrë pa qenë i urdhëruar nga organi i krimit të organizuar, si një CEO i natës dhe i territ”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online” .

Këtë lidhje të fortë kriminale të Shpend Ahmetit me mafien, sipas Guraziut, më së miri e ka e shpjeguar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se di shumë mirë se si funksionon Prishtina, me takime të fshehta të mafio-oligarkëve me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun dhe Dardan Molliqajn nëpër bodrume, edhe atë që nga viti 2003 dhe deri me sot 2019, ose për më shumë se 10 vite rresht, fillimisht përmes ish-komisarit për krim të organizuar Sami Hamiti, dhe pastaj nga viti 2013 deri me sot, përmes Dardan Sejdiut e Shpend Ahmetit për 6 vite rresht.

“Duhet kujtuar se me vendim të kësaj CEO-je ishte mbajtur, në organizim të Dardan Sejdiut e Shpend Ahmetit, e ashtuquajtura: "Konferenca e Investitorëve " kinse në gjetje të tyre dhe ata vet ishin aty përmes nivelit të dytë e të tretë të përfaqësuar në atë konferencë. Opinioni i gjerë ka pasur rast të dijë se kishin në plan që të zhvatin edhe tokat e fundit publike komunale tek Boro-Ramizi rreth 4 hektar toke në qendër të Prishtinës përmes marrëveshjeve me "PPP". Mandej planifikonin rreth 15 hektarë te Stacioni i Autobusëve, mandej 4 hektar tek Fakulteti Filozofik,por edhe të tjera”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu kujton edhe konferencën e 18/19 nëntorit 2016, kur gazeta “Kosova Sot” kishte informuar lexuesit dhe opinionin e gjerë lidhur me "kërcënimet " që vinin nga "nëntoka kriminale e ndërtimit" e udhëhequr nga "CEO-ja e territ dhe e natës "dhe nga Dardan Sejdiu e Shpend Ahmeti, dhe me këtë e kishte ngadalësuar turrin e grupit të strukturuar kriminal, por që tani ata serish nuk heqin dorë nga veprimi kriminal i tyre në zhvatjen e pronave publike të qytetarëve prishtinas, po edhe për më shumë se 12 vite po bllokojnë kriminalisht edhe pronat individuale të pronarëve privat, duke mos lejuar e bllokuar ndërtimin e tyre, duke i kërcënuar dhe shantazhuar që pronat e tyre t'ua kalojnë në pronësi të mafio-oligarkëve të inkriminuar ku edhe Dardani dhe Shpendi e kanë dhe e marrin tallin-ryshfetin milionësh prej tyre.

Sipas Guraziut, në një shtet të së drejtës, ky veprim do të hetohej thellësitë nga Prokuroria, do të përgatitej kallëzimi penal dhe do të gjykohej për krim të organizuar e korrupsion, por në drejtësinë e kapur të Kosovës kjo gjë akoma nuk po ndodhë, pasi drejtësia është e ndikuar dhe kapur nga mafio-politika dhe krimi i organizuar.

“Dihet botërisht se për këto veprime qytetarët e Prishtinës kanë ngritë e ushtruar edhe Kallëzime penale kundër kësaj dysheje kriminale në prokurorinë speciale për më shumë prej se 2 vitesh, dhe PSRK nuk po vepron ngase dyshohet se "CEO-ja e nëntokës kriminale të ndërtimit " ka autoritetin e vet edhe në qeverinë komunale të Prishtinës, sikur edhe qeverinë qendrore , por edhe në Presidencë, e cila fatkeqësisht "sundon" mbi Prokurorinë speciale të Kosovës por edhe mbi gjykata e vendit, të cilat i janë të nënshtruara dhe shkelin ligjin në mbrojtje të këtij krimi të organizuar e mirë strukturuar në të tre pushtet dhe në të dy nivelet të kapura e të sunduara nga fuqia me duar të zgjatura të nëntokës kriminale të ndërtimit përmes mafio-politikanëve dhe mafio-oligarkëve të inkriminuar thellë në krim të organizuar”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)