Nëna e Astrit Deharit tregon pse nuk u besuan institucioneve të Kosovës për hetime

  • 22 October 2019 - 08:01
Nëna e Astrit Deharit tregon pse nuk u besuan institucioneve të Kosovës për hetime

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, e ftuar në një emisioni ka folur edhe për arsyen se pse kërkuan hetime nga shteti i Zvicrës dhe nuk u besuan institucioneve në Kosovë.

“Në shtetin zviceran kërkuam ndihmë në hetime pasi që kemi jetuar atje dhe fëmijët kanë lindur atje”, tregoi ajo.

“Mosbesimi në institucione ka ndodhur pasi që edhe djali jonë i madh vdiq në këso rrethana të panjohura. Kemi japur deklarata në polici, prokurori dhe gjithçka tjetër. Sot e asaj dite nuk e dimë asgjë për fatin e Arbnorit”

“Si mund të u besojmë institucioneve tona kur ai vdiq këtu dhe ende nuk dijmë asgjë për fatin e Astritit”.

(Kosova Sot Online)