Gruaja telefonon policinë, kërkon ndihmë, çfarë po i ndodhte me burrin e saj

  • 22 October 2019 - 10:30
Gruaja telefonon policinë, kërkon ndihmë, çfarë po i ndodhte me burrin e saj

Një tjetër kryefamiljar në një banesë në Elbasan ka rënë në prangat e policisë pasi ushtronte dhunë dhe e kërcënonte edhe me armë të ftohtë bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 57 vjeç, banues në Elbasan.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka kanosur bashkëshorten e tij me armë të ftohtë thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(Kosova Sot Online)